Hoti: Ndërkombëtarët ta kthejnë në kushtëzim presionin ndaj Serbisë për të pagjeturit

by informim

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se presioni i faktorit ndërkombëtar karshi Serbisë për çështjen e personave të zhdukur duhet të kthehet në kushtëzim.

Ai të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar Bashkimi Evropian ka mënyra se si do të mund ta kushtëzonte Serbinë me këtë çështje, që sipas tij është humane.

Derisa ka folur për moszbatimin e Deklaratës për persona të zhdukur mes Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Ohër, Hoti ka deklaruar se nuk ka pritur që Serbia të ketë qasje ndryshe pas kësaj.

“Nuk është që kam pritur nga Serbia një qasje ndryshe pas kësaj deklarate, nuk është që kam pritur që Serbia do t’i marr dokumentacionet, arkivat dhe do t’i ofrojë, sepse në të njëjtën kohë do të thoshte që Serbia i ka bërë krimet, sepse ajo i ka vrarë e i ka zhdukur, unë kam pritur dhe vazhdoj të pres nga partnerët tanë, nga miqtë tanë, Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të rrisin presionin dhe të kalojnë edhe në kushtëzim, që ajo të japë këto informacione”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij familjarët e të zhdukurve ende mashtrohen nga grupet kriminale serbe, sa i përket vendndodhjes së të pagjeturve.

“Familjarët e të zhdukurve ende janë në luftë me Serbinë, ende kanë ankth, ende kanë pritje, ende mashtrojnë nga grupe kriminale serbe se kinse e dinë vendndodhjen e personave të zhdukur, për horë të tyre është dashur që presionin ta konvertojnë në kushtëzim”, është shprehur Hoti.

Sipas tij edhe pse në aneksin e Ohrit është cekur si çështje urgjente çështja e të zhdukurve, kjo nuk është duke u zbatuar nga ana e Serbisë.

“Më 5 maj është miratuar Deklarata për persona të zhdukur mes Kosovës dhe Serbisë, menjëherë pas kësaj kemi pasur ta formojmë komisionin e përbashkët të kryesuar nga BE-ja, kemi pas afat 40 ditë për këtë nga 5 maji, por kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se muajin e kaluar kanë qenë në Bruksel dhe i kanë dhënë komentet e tyre sa i përket këtij Komisioni, por se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga emisari Miroslav Lajçak për këtë.

Hoti ka theksuar se nuk e dinë nëse edhe Serbia i ka dërguar komentet sa i përket këtij Komisioni.

Ai ka thënë se bazuar në Deklaratën ka kërkuar nga Serbia dhe presidenti i Serbisë që t’i dërgojë informacionet që ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

kërkuar nga presidenti Vuçiqi që të na i jap arkivat e klasifikuara prej një batalioni që ka bërë krime në Kosovë … që ka vepruar në rajonin e Drenicës dhe atje kemi pasur shumë masakra, shumë krime e shumë persona të zhdukur nga ai rajon, nuk kemi marr përgjigje nga ai”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se ato dokumente janë riklasifikuar si sekrete nga Serbia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy