Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e zhvilloi në fabrikën “Top Soft Papers” në Llapllasellë të Komunës së Graçanicës, me pronar Burim Karaqicën. Kryeministri Kurti tha se ishte nder që bashkë me ministrin Murati ta vizitojnë këtë ndërmarrje prodhuese të suksesshme.
“Kanë filluar me biznes para gjashtë vjetëve, dy vitet e para tregti dhe mandej e kanë kaluar në prodhimin e letrave pastruese higjienike meqë rast gjithë prodhimin e tyre arrijnë që ta prodhojnë në treg dhe ta shesin. I kanë 24 punëtorë që punojnë në dy ndërrime ndërkaq makineria është me teknologji nga Turqia, Italia e Greqia”, theksoi ai duke bërë të ditur po ashtu se kjo fabrikë është edhe përfitues të masës 2.1 pra subvencionim i kredisë investuese në shumën e gjithmbarshme prej 450 mijë eurove.
Bizneset e vogla e të mesme, sipas kryeministrit, janë në fokus të qeverisë sonë sepse ato janë që e bartin barrën e punësimit më të madh në Republikën e Kosovës në sektorin privat por natyrisht jo vetëm.
Kryeministri shprehu falënderim ndaj pronarit Burim Karaqica për këtë mikpritje të sotme por gjithashtu edhe për shpjegimin e procesit të prodhimit dhe për gatishmërinë e tij që ta rris prodhimin e vetë që i ndihmon edhe atij vetë si ndërmarrës por natyrisht edhe ekonomisë së Kosovës nëpërmjet tatimeve që ia bën këtij biznesi shteti dhe e rrit buxhetin, por siç veçoi ai, gjithashtu edhe nëpërmjet rritjes së punësimit që e zvogëlon barrën sociale për shtetin tonë. ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Ndërkaq, ministri Murati tha se Qeveria është e përkushtuar t’i mbështesë bizneset prodhuese dhe kjo ka qenë edhe qëllimi i masës 2.1. nga e cila ky biznes ka përfituar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Ai shtoi se për të ishte kënaqësi të dëgjojë se i gjithë prodhimi i këtij biznesi plasohet në treg dhe se vetëm është çështje e kapacitetit prodhues për të filluar eksporti sepse kërkesa veçse ekziston.