Mafia shqiptare shtrin “duart” në politikën belge, gjyqtari: Po pastrojnë paratë në Adriatik

by informim

Mafia shqiptare ka depërtuar deri në strukturat shtetërore të Brukselit dhe Antwerpit duke korruptuar policë, gjyqtarë apo edhe politikanë.

Për këtë po shkruan një libër gjyqtari i njohur belg, Michel Claise.

67-vjeçari e thotë me plot bindjen se mafia shqiptare po dominon portin e Antverpës në Belgjikë, një pikë strategjike e trafikut të kokainës.

Por ai thotë gjithashtu se paratë e mafies shqiptare po shkatërrojnë bregdetin e mrekullueshëm shqiptar.

“Ka dy arsye pse po shkruaj një libër për mafien shqiptare. E para, sepse Shqipëria ushtron një tërheqje të madhe te unë. Është një vend i bukur, me njerëz të mrekullueshëm dhe natyrë të paprekur.

I rekomandoj të gjithëve që ta vizitojnë. Dhe mundësisht të mos presin shumë, sepse në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion.

Ky fakt përputhet plotësisht me arsyen e dytë përse e nisa këtë libër: në jetën time profesionale kam kontakte jo pak me mafien shqiptare. Ajo është e gjithëpranishme dhe e fuqishme në të gjithë Europën, por veçanërisht në Belgjikë“, është shprehur ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy