Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka dhënë një koment për numrin e këshilltarëve të kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo ka cituar një deklaratë të Kurtit ku sipas saj në vitin 2019 kishte thënë se do t’i mjaftonin pesë këshilltarë.
Ndërsa, sot ajo e quan të paaftë Kurtin sepse siç thotë ka 38 këshilltarë.
Postimi i saj i plotë:
“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar Albini në shtator të vitit 2019.
Pra, më në fund po pajtohemi për diçka kryeministër, që ju jeni i paaftë për ta qeverisur këtë vend. I paaftë, sepse sot numëroni 38 këshilltarë në qeverinë tuaj.
Nuk po ju pyes më a po ju vjen turp nga deklaratat tuaja pompoze sepse turpi nuk ekziston tek ju.