Chelsea i thotë “jo” Milanit për Brojën

by

Chelsea ka vendosur t’i thotë “jo” interesimit të Milanit për të nënshkruar me sulmuesin Armando Broja.

21-vjeçari shihet si pjesë e planeve të Mauricio Pochettinos, pavarësisht ndryshimeve rrënjësore të skuadrës së tij në “Stamford Bridge” këtë verë.

banner

Milani kryeson listën e klubeve duke përfshirë West Hamin e interesuar për shqiptarin dhe dëshiron të sigurojë një marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.

Megjithatë, Chelsea është i prirur të mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, derisa ai është në prag të rikthimit të tij pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju i pësuar dhjetorin e kaluar.

“Blutë” e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Romelu Lukaku dhe nuk pritet të nënshkruajnë me një sulmues qendror këtë verë.

Ata planifikojnë që Broja të konkurrojë me Nicolas Jackson për një vend startues.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy