Guvernatori i Hawait: Numri i të vdekurve mund të trefishohet

by

Konstatohen 96 të vdekur nga zjarret por mbi një mijë janë të zhdukur. Autoritetet federale po hetojnë për të konstatuar nëse ka pasur vonesa apo lëshime në alarmimin e popullatës.

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii mund të dyfishohet ose trefishohet në ditët në vijim. Guvernatori Josh Green tha për CBS se deri tani, 96 janë konfirmuar të vdekur në ishullin Maui, në atë që tashmë është zjarri më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara në një shekull.

banner

Por guvernatori tha se shpëtimtarët me qen që vazhdojnë të kërkojnë nëpër qindra shtëpi dhe automjete të djegura “do të gjejnë 10 deri në 20 njerëz në ditë ndoshta derisa të mbarojnë. Dhe kjo ndoshta do të zgjasë 10 ditë.

“Numri i njerëzve ende të zhdukur është reduktuar nga mbi 2,000 në rreth 1,300, tha Green.

Ndërkohë, autoritetet federale po hetojnë për të konstatuar nëse ka pasur vonesa apo mosveprime në dhënien e alarmit te popullata.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy