50
Presidenti rus i dërgon një mesazh liderit të Koresë së Veriut
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë me Phenianin në një mesazh urimi drejtuar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në “Ditën e Çlirimit”, raportoi Kremlini.
“Kam besim se ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dypalësh, në të gjitha fushat, për të mirën e popujve tanë dhe në interes të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë në gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë Verilindore në përgjithësi,” tha Putin, ka bërë të ditur Kremlini.