Subvencionet për efiçiencë – Konjuhi: Për gratë pronare 5% shtesë, auditori verifikon çdo aplikues

by informim

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shpenzuar paktёn 250 KW energji në dy vjetët e fundit të aplikojnë për subvencione pёr termoizolimin e mureve të jashtme, tё kulmit si dhe ndërrimin e dritareve e dyerve.

Fillojetë Konjufi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ndonёse masa maksimale subvecionimit ёshtё 45%, nёse gruaja ёshtё pronare e shtёpisё ose nёse prona ёshtё nё bashkёpronёsi tё dy bashkëshortëve atёherё jepet njё shtesё prej 5% duke e bёrё kёshtu mbulimin nga subvencioni 50%, pa e kaluar shumën prej 5 500 eurove.
Ajo më tej ka shtuar se procedurat e aplikimit janë shumë të thjeshta dhe se aplikimi bëhën ne paltforëmn e-Kosova.

banner

“Nga java e kaluar kemi hapur thirrjen pёr subvencionim tё masave tё eficiencёs nёpёr shtёpitё individuale tё banimit me tё cilat synojmё qё t’i ndihmojmё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs me subvencionim 45%, por edhe 50% me njё bonus 5% kur gruaja ёshtё pronare e shtёpisё ose prona ёshtё pronё e ciftit, por pa kaluar shumёn maksimale prej 5 500 eurove. Pёrmes kёtij subvencionimi qytetarёt pёrfitojnё izolimin e shtёpisё, ndёrrimin e dyerve dhe dritareve dhe izolimin e kulmit, do tё thotё izolimin e jashtёm tё shtёpisё. Procedurat e aplikimit janё tё thjeshta, sё pari qytetarët duhet ta lexojnë me vёmendje thirrjen publike nё tё cilёn janё tё shёnuara tё gjitha detajet e procesit duke filluar prej kushteve bazё, do tё thotё pёr pёrzgjedhje deri tek kriteret e seleksionimit dhe tё gjitha procedurat e tjera deri nё marrjen e parave nё fund”.

“Fillimisht qytetarёt duhet tё hyjnё nё e-Kosova, tё hyjnё tё shohin nёse janё konsumues tё sё paku 250 kË pёr muaj nё 21 nga 24 muajt e fundit, ky ёshtё kriteri bazё e mё pas hapet aplikimi, pasi ta verifikojmё konsumin qytetarёt duhet tё ftojnё njё auditor tё energjisё tё cilin e kanё nё listёn e publikuar nё e-Kosova ose nё ёebfaqen e Fondit tё Kosovёs pёr Eficiencё tё Energjisё dhe auditori mё pas bёnё njё raport tё thjeshtёzuar, do tё thotё pas matjeve, me tё cilin e pajisё qytetarin dhe kur qytetari merr raportin e auditimit atёherё mund tё fillojё tё vazhdojё aplikimin nё e-Kosova”, u shpreh Konjuhi.

Konjuhi theksoi se qytetarët duhet që të gjithë shumën duhet ta paguajnë e vet e mё pas do të ribursohen, duke sqaruar se kjo do të ndodh vetёm pasi tё jenё kryer punimet dhe tё jenё listuar dokumentet e nevojshme tё cekura nё thirrje.

“Projekti ёshtё ndёrtuar nё atё bazё qё t’i ipet qytetarit fleksibilitet qё tё zgjedhё investitorёt, qё tё zgjedhё auditorёt, do tё thotё tё jetё investitori kryesor nё punimet tё cilat i kryen nё shtёpi, prandaj duhet qё t’i paguajё tё gjitha vetё. Pasi t’i ketё kryer punimet, qytetari e lajmёron Fondin e Kosovёs pёr Eficiencё tё Energjisё qё ka pёrfunduar punimet, sjell dokumentet e nevojshme tё cilat i ka tё listuara nё thirrje dhe njё kompani e kontraktuar nga fondi ose nga inxhinierёt e fondit dalin dhe verifikojnё kёto punime nё terren dhe pas verifikimit tё punimeve fillon mё pas procesi i disbursimit. Do tё thotё qytetari lidhё kontratё me Fondin e Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe i merr paratё tё cilat i takojnё si subvencionim”, tha Konjuhi.

E mbi auditorin e energjisё, Konjuhi tha se puna e tij ёshtё qё tё verifikojё nёse qytetari ka me tё vёrtetё nevojё pёr kёtё subvencionim.

Gjithashtu, sipas asaj qё Konjuhit i tha Ekonomia Online, auditori paguhet nga qytetari pёr tё bёrё matjet pёr raportin qё i duhet tё dorёzojё, por qё kjo pagesё i rimburёshet nga Fondi më pas.

“Auditori i energjisё do tё bёjё matje, do tё thotё do tё verifikojё nёse qytetari ka me tё vёrtetё nevojё pёr implementimin e masave tё eficiencёs pёr tё cilat ai synon tё aplikojё dhe pёrgaditё njё raport tё thjeshtёzuar ku i jep tё gjitha detajet e gjendjes aktuale tё shtёpisё dhe masat tё cilat duhet tё implementohen dhe kjo nё njёfarё mёnyre ёshtё njё garancё qё qytetari ka nevojё pёr masat e efiçienёs dhe e sjellё mё afёr pёrfitimit tё subvencionimit nga ana jonё. Auditori nё kёtё fazё paguhet nga qytetari, por nё fund kur fiton subvencionimin merr 150 euro nga fondi si rimburёsim pёr pagesёn qё ka bёrё pёr auditorin pёr ta marrё raportin”, u shpreh Fillojëtë Konjuhi nga Fondi i Eficiencёs tё Energjisё.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy