SBASHK: Ministria e arsimit duhet t’i shpërndaj materialet mësimore me kohë

by engel

Tash e shumë vite, nxënësit e arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm të ulët, nga klasa e parë deri në të nëntën, librat dhe tekstet shkollore i marrin falas nga Qeveria e Kosovës.Por, tani kur kanë mbetur edhe disa ditë që të fillojë viti i ri shkollor 2023/2024, ka dilema nëse nxënësve do t’u jepen librat falas nga Qeveria.

Ende nuk ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore nëpër komuna, ani pse ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, kishte deklaruar se furnizimi do të bëhej në fund të muajit korrik. Mosshpërndarja e teksteve shkollore në kohë do të bëjë që viti i ri shkollor të fillojë me probleme e mbase humbin edhe ditët e mësimit, ka thënë kryesindikalisti Rrahman Jasharaj.

banner

Rrahman Jasharaj ka qenë i ashpër karshi kësaj situate, duke thënë edhe se tesktet shkollore janë mjeti i vetëm ku bazohen nxënësit, por edhe mësimdhënësit.

MASHT-i ka pasur goxha kohë, që nga qershori e këndej të përgatitet për tekstet shkollore. MASHT-i është organi në krye me ministren Nagavci që kanë autorizim t’i caktojnë autorët, recensentët po edhe shtëpitë botuese për tekstet shkollore që përdoren për shkollimin parauniversitar në Kosovë.

Jasharaj kishte kritikë edhe rreth asaj që nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-ën të përdorin tekste nga vitet e kaluara. Ministrja Nagavci ka thënë se tekste të reja do të ketë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri klasën e pestë. Ndërsa, nxënësit nga klasa 6-9 duhet të shërbehen me tekste të vitit të kaluar. Një gjë e till është e padrejtë dhe ajo duhet të dijë, sepse vetë ka punuar në arsim, sepse këtyre teksteve gjatë përdorimit nga nxënësit janë dëmtuar, janë të plotësuara dhe të nënvizuara fletoret e punës.

Vonesa krijon zbrazëtira, sepse shkollat nuk janë vetëm në qytete, por janë edhe në fshatra të largëta dhe shpërndarja e tyre kërkon kohë. Vonesa e tekste do të krijojë problem, ngase do të humbin ditë të mësimit. Nëse Qeveria Kurti nuk ka buxhet për mjete bashkëkohore, nuk duhet kursyer për tekste, pasi janë mjeti ku bazohen nxënësi e mësimdhënësi, përveç shkumësit e shpuzës, ka thënë Jasharaj.

Kujtojmë që edhe në vitin 2021, ku po ashtu me vendin qeveriste kryeministri Albin Kurti, pati vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore në disa shkolla të Kosovës, – atëbotë viti i ri shkollor 2021/2022 ka nisur më 27 shtator, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu, ministria që udhëhiqej edhe atëkohë nga Nagavci kishte njoftuar shkollat se do të shpërndajnë tekstet shkollore komplet për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa e parë deri në klasën e pestë) dhe për nxënësit e klasës së tetë. Ndërsa, nxënësit e klasave gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë është dashur të përdorin tekstet e vitit paraprak.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy