Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, përmes një stautsi në Facebook ka sulmuar biznesmenin Ekrem Lluka, opozitën, si dhe teleizionet private.
Krejt kjo pasi gjatë ditës kishte kritika për Ministrinë e Arsimit për ndërprerjen e praktikës së furnizimit me libra për nxënsit dhe transferimit të mjeteve financiare prindrëve për ta kryer blerjen e librave.
Milahi thotë se tashmë është bërë traditë që “sa herë ka ndonjë vendim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik, shfaqet gjithnjë një grup financiar i stërmadh, i bërë i tillë jo nga talenti por nga privilegjet e hershme klientelist”.
”Pas tij menjëherë shpërthen ekspertiza e ish ministrave dhe deputetëve të opozitës, shoqëruar padyshim nga ekspertët skrupuloz të fushës. Kjo ndodhi dhe sot me çështjen e teksteve shkollore. U lajmërua pas konferencës së ministres së Arsimit, “Dukagjini” përfituesi i biznesit me tekste shkollore, dhe me radhë LDK, PDK, pastaj ekspertët e ethshëm që mendojnë ditë natë për shkollën dhe dijen”, ka shkruar ajo.
Më tutje ajo vazhdon, duke thëntë se “nuk do t’i zë gjumi, nga meraku”, teksa vazhdon sulmet ndaj biznesmenëve kosovarë.
”Pyeteni Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale çka mund të bëjë ai në këtë drejtim. I ka çunat e task forcës gati. Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë. Ah, edhe një komision hetimor, s’e harrova, për tekstet shkollore. Ta drejtojë Enver Hoxhaj, ish ministri që e njeh mirë këtë lëmi, bashkë me Akademik, deputet Kujtim Shalën, që e njeh nga afër dhe nga brenda “Dukagjinin”. Pastaj le të shpërthejnë si fishekzjarre portalet dhe TV private Pse jo? Kush si ata e mbron dijen dhe interesin publik? Askush”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe, Haki Abazi, ish-deputeit i VV-së kishte deklaurar se “Mihali është personi më i pushtetshëm në VV pas Albin Kurtit”, duke shtuar se kontrollon gjithçka brenda partisë.