Haradinaj reagon pas kërcënimit të Ministrit të Vuçiqit: Kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë në Ballkan

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Serbia po vazhdon të kërcënojë vendet e rajonit duke e luajtur rolin e të fuqishmit.

Ai ka shtuar se një gjuhë e tillë solli tragjedi në Ballkan, nga e cila popujt e Ballkanit ende i vuajnë plagët.

banner

Deklarata e Haradinajt vjen pasi miinistri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.

”Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit. Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën“, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se Serbia duhet t’i kthehet gjuhës së arsyjes.

”Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t’i kthehet gjuhës së arsyes. Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike. Do të ishte e mençur për Serbinë, që të lëviz nga “status quo” në të cilën gjendet“, ka deklaruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy