Hoxha: Prokuroria të tregojë motivin e aferës së grurit, keqpërdorimet duhet të ndëshkohen

by Nexhat

Analisti Ylli Hoxha, ka kërkuar nga Prokuroria që të tregojë motivin e aferës së grurit. Kjo pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmeni të dyshuar për keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore, gjatë operacioni policor gjatë paradites së të premtes.

Në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për sfidat e Qeverisë Kurti përballë aferave që po shpërfaqen, Hoxha ka thënë se nëse ky ka qenë akt i keqpërdorimit, kjo duhet ta ketë ndëshkimin e plotë edhe juridik edhe politik.

banner

“Si shumë prej temave të ndjekura deri sot, ballafaqimin të cilin e bën Qeveria, cakun që ia bën sulmuesve dhe mënyra si sulmuesit i qasen kësaj afere, bën më shumë njëfarë përshtypje të një beteje se sa intencën për të zbuluar se çfarë po ndodhë. Është e qartë se ka mungesë të rezervave, ka bazë për kallëzim penal por nuk e dimë se çfarë motivi ka pasur për këtë çështje”.
Megjithatë ai thekson se nuk mund të justifikosh “një keq veprim tëndin për keq veprimet e kaluara”.

“Për mua është thelbësore është që Prokuroria të na tregojë motivin e kësaj vepre. Nëse ekziston një motiv hajnie, keqpërdorimi, në këtë aferë atëherë duhet të ndiqet deri në fund, ndjekja duhet të jetë e plotë, ndëshkimi duhet të jetë i plotë”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy