Pagesat për mbeturina, kryetari i bordit të RTK’së i bën thirrje prokurorisë për hetime, kjo është arsyeja

by Nexhat

Besnik Boletini, kryetar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RKT), ka kërkuar nga organet e drejtësisë hetim për mënyrën sesi janë paguar mbeturinat më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në RTK ishte paguar për mbeturina 23 mijë e 292 në vit, ndërkohë tash paguhet 2 mijë e 16 euro.

”RTK ka paguar për mbeturina – Radio dhe Tv -1,941 euro (1,191 +757) në muaj. Sot paguan 168 euro (84+84 Radio dhe TV). Pra, për një vit shpenzoheshin 23 mijë e 292 euro për mbeturina, ndërkaq tani shpenzohen vetëm 2 mijë e 16 euro”.

“Me rastin presim që të merren edhe organet përkatëse”, ka shkruar Boletini.

https://www.facebook.com/besnik.boletini/posts/6341165036006640?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy