Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës.
“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, kishte thënë Vuçeviq.
Këto ”vërejtje“, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshatshme.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut ësht ëpër paqe në rajon.
”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Beogradi vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, përkundër se shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete.