40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq e kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Rama i cilësoi “të rrezikshme dhe të papranueshme” kërcënimet e Beogradit.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.
Ai kujtoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe se janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës në çështjet e sigurisë.