Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka organizuar konferencë me medie për të dhënë qendrimet e AAK-së lidhur me skadalet e rezervave shtetërore, vendimin e MASHT-it për librat shkollor dhe për qështje tjera të rëndësishme në vend.
Sa i përket skandalit me rezervat shtetërore, Tahiri ka konstatuar se 52.5 ton miell nuk kanë ardhur në Kosovë, poashtu nuk ka ardhur as sheqeri dhe vaji. Sipas Tahirit, në dokumentet e prezantuara, dëmi i pretenduar është 61940 euro.
Pavarësisht këtyre fakteve, Tahiri habitet se si qeveria Kurti përball këtij skandali të përmasave ndërkombëtare për rezervat shtetërore, gjen kohë dhe guxim që të drejtoi gishtin te prokuroria dhe organet e sundimit të ligjit.
Tahiri u ndal edhe propozimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me tekstet shkollore, ku tha se nuk ka logjikë në asnjë vend që me furnizimin me libra shkollor të fillohet të merret dy javë para se të nis procesi mësimor.
Ai shtoi se për AAK-në është e habitshme se si Qeveria e Kosovës po sillet edhe me çështje tjera, siç është edhe rasti me deklaratat e ministrit të brendshëm të Serbisë se do të trazohet rajoni, dhe qeveria jonë nuk ka asnjë qëndrim politik dhe institucional lidhur me atë deklaratë kërcënuese.
Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkarkohet me mocionin e propozuar nga AAK dhe se në fillimin e punës së Kuvendit në shtator, kanë kërkuar që sesioni i punës të nis me një seancë të jashtëzakonshme dhe pikë e vetme të jetë mocioni për shkarkimin e Qeverisë.