Deputeti ukrainas Oleksiy Gonarchenko: S’mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë, duhet ta njohim Kosovën

by Merita

Takimi në Athinë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut te tij serb, Aleksander Vucic ngjalli reagimin e deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko.

Gonarchenko në një postim ne X ka shkruar se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tëhreq në anën e saj. Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullësia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

banner

Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu thotë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy