Gazetari Astrit Gashi dekonstrukton përpjekjen e Qeverisë për ta shitur si sukses rritjen e të hyrave nga dogana

by informim

Gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë Kurti pasi këta të fundit kanë provuar ta shesin si sukses të qeverisjes së mirë rritjen rekorde të të hyrave nga Dogana.

Gashi në një reagim në profilin e tij zyrtar, ka thënë se rritja e të hyrave nga dogana s’ka të bëjë me efikasitetin e qeverisjes e as me ndonjë masë të marrë nga Qeveria. Gazetari kosovar thotë se rritja e të hyrave nga dogana është reflektim i rritjes së çmimit të importit dhe vazhdimësi e një ekonomie që varet tërësisht nga impori dhe prodhon pak.

“Rritja e te hyrave ne dogana, nuk ka te beje asgje me efikasitetin e qeverisjes e as me ndonje mase te marre nga kjo e fundit, ajo eshte ne fakt reflektim i rritjes se cmimit te importit dhe vazhdimesi e nje ekonomie qe varet teresisht nga importi dhe prodhon teper pak perkunder premtimeve disa vjecare te partise qe eshte ne pushtet se do te nderroj strukturen ekonomike ne favor te prodhimit”, ka shkruar Gashi.

Ai tutje thotë se kjo Qeveri s’ka bërë asgjë për të ndihmuar prodhuesit vendor të cilët sfidohen çdo ditë nga të gjithë, duke filluar nga rrjetet e supermarketeve.

“Nuk kane bere asgje per te ndihmuar prodhuesit vendas, te cilet vazhdojne te perplasen nga te gjithe, filluar nga rrjetet e supermarketeve.Qeveri, edhe kjo, e importit.Shto ketu qe nese vec paska naj efikasitet, ky eshte i doganave dhe s’ka te beje fare me qeverine!PS. Propaganden per perqindjen e rritjes se te hyrave e ka zhveshur ne nje status me heret shoku im Shenoll Muharremi”, ka shkruar Gashi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy