Ibrahimi tregon përfitimet e Mitrovicës së Veriut me anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës

by Nexhat

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi pas anëtarësimit të komunës së Mitrovicës së Veriut në AKK ka thënë se edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura.

Në RTV Dukagjini, Ibrahimi ka thënë se të gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale.

banner

“Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale”, ka thënë Ibrahimi.

“Së pari në Asociacion bëhet shkëmbimi i përvojave të mira dhe jot ë mira mes komunave. Jemi rrjet shumë i fuqishëm dhe mund të themi se jemi duke pri në Evropën juglindore sa i përket aspektit të lobimit”.

“Ne kemi mekanizma që përbëhen nga drejtorët komunalë e zyrtarë tjerë komunalë, pra kemi 20 asociacione sektoriale. Edhe aty kolegët mësojnë mes vete…Me rëndësi është edhe ngritja e kapaciteteve dhe marrja e njohurive për vetëqeverisje lokale sa i përket Teknologjisë Informative, arsimit etj”.
“Tjetra është se në Asociacion ndihmojmë në binjakëzimin e mes komunave, ky shkëmbehen përvoja përmes vizitave të ndërsjella. Por ka edhe mundësi që komunat binjake të komunave tona të na ndihmojnë në hartimin e strategjive të ndryshme”.

Ndryshe, sot Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy