E mat Inteligjenca artificiale duke analizuar radiografitë
Inteligjenca artificiale është në gjendje të vlerësojë moshën edhe nga gjoksi dhe jo vetëm nga rrudhat.
Këtë e tregon algoritmi i zhvilluar në Universitetin Metropolitan të Osakës, Japoni, i cili në një artikull të botuar në revistën Lancet Healthy Longevity demonstron se rrezet X të gjoksit mund të përdoren për të vlerësuar me saktësi moshën kronologjike, pra kohën e kaluar që nga lindja. dhe mbi të gjitha për të identifikuar shenjat e para të sëmundjeve kronike si hipertensioni.