Kryeministri spanjoll: gjesti i Rubiales i papranueshëm, kërkimfalja e pamjaftueshme

by Merita

Kryeministri Sanchez kritikon numrin 1 të Federatës së Futbollit: “Duhet të sqarojë”

“Ajo që pamë në Sidnei ishte një gjest i papranueshëm. Mendoj se justifikimet e Rubiales nuk janë të mjaftueshme, nuk janë adekuate dhe prandaj ai duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të sqaruar atë që kemi parë të gjithë”.

banner

Kështu deklaroi kryeministri Pedro Sanchez duke iu rikthyer skandalit që përfshiu presidentin e federatës spanjolle të futbollit.

Ne mëngjes, në takimin e kampioneve të botës me Pedro Sanchez në Moncloa, është perceptuar një farë ftohtësie mes kryeministrit dhe presidentit të Federatës së Futbollit.

Disa gazetarë kishin vënë në dukje se pas mbërritjes së Luis Rubiales, Pedro Sanchez shtrëngoi dorën e tij në një mënyrë të ftohtë dhe të shkëputur.

Me një qëndrim krejt tjetër, të buzëqeshur dhe të përzemërt, Sanchez i kishte pritur vajzat kampione të botës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy