Kurti takohet me Mitsotakisin, e njofton për përparimet në Kosovë dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunim ekonomik

by engel

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është pritur nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në pallatin Maximos, me të cilin pati një takim dypalësh, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar kryeministrin Mitsotakis për ftesën dhe për darkën e mbrëmshme në të cilën ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Europian.Po ashtu, në njoftim theksohet se në këtë takim Kurti e Mitsotakis kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe për dialogun me Serbinë.

banner

Kurti fillimisht e ka uruar homologut të tij grek, Mitsotakis për rizgjedhjen e tij kryeministër dhe mandatin e ri qeveritar duke ofruar bashkëpunim të ngushtë në tema të interesit të përbashkët.Biseduan edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal.

Sipas njoftimit u bë e ditur se në darken e shtruar nga Mitsotakis kanë marrë pjesë lider të Ballkanit Perendimorë si dhe si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Lidhur me situaten aktuale në veri, Albin Kurti e ka njoftuar kryeministrin Grekë se pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestë të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës. Pra kemi një situatë të de-eskaluar e ku fokusi duhet të jetë tek parandalimi i ri-eskalimit nga elementë të dhunshëm”.

Lidhur me dialogun me sërbinë dhe bashkëpunimin rajonal, kryeministri Kurti tha që tashmë kemi marrëveshje porse nevojitet zbatimi i plotë i saj dhe pa kushtëzime.

Ndër të tjera, kryeministrat kanë folur edhe për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në njoftimin e zyres së kryeministrit thuhet se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucional të të dy shteteve”.

“Kryeministri Mitsotakis e falënderoi për pjesëmarrjen në darkë Kryeministrin Kurti dhe tha se është i interesuar të forcojë lidhjet ekonomike teksa shprehu interesim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy