Në një postim në profilin personal, Kryeministri Albin Kurti ka dhënë informacione lidhur me viziten e tij dy ditore në Greqi.
Në postimin e tij ai ka treguar se ka bashkë me liderët tjerë perendimor ka qenë i ftuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një darkë joformale të cilen e ka cilësuar si një mundësi të mirë për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar.
Me këtë postim tregon se ka arritur të takohet me kryeministrin e Kroacisë dhe Presidenten e Komisionit Europian ndërsa gjatë darkes ka arritur të përshendetet edhe me Presidentin e Ukrainës Zelensky, kryeministrin e Bullgarisë dhe Presidentin e Këshillit Europian.
Temat që janë diskutuar gjatë këtij takimi kanë qenë zgjerimi dhe anëtarësimi i ballkanit perendimor në Bashkësinë Europiane si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainen që ndodhet në luftë me Rusinë.
Më poshtë ndodhet postimi i plotë i kryeministrit Kurti