Luna-25: Motorët kanë punuar më shumë se ishte parashikuar

by Merita

Simulimet bënë të mundur përcaktimin e vendit të përplasjes: sonda përfundoi në kraterin Pontecoulant G

Sonda ruse Luna-25 përfundoi në kraterin Pontecoulant G, në hemisferën jugore të Hënës.
Detajet e reja mbi rrëzimin e anijes u njoftuan të martën nga Agjencia hapësinore Roscosmos dhe bazohen në simulimet e kryera nga studiuesit në Akademinë Ruse të Shkencave.

banner

Agjencia shpjegoi gjithashtu se dështimi i misionit është për shkak të ndezjes së motorëve për një kohë të gjatë për të kontrolluar zbritjen: “Trusterët punuan për 127 sekonda në vend të 84”, tha kreu i Roscosmos Yury Borisov në një intervistë me stacionin televiziv Russia24.

“Në ditët në vijim – shtoi ai – teknikët do të përpiqen të kuptojnë origjinën e ngjarjes që mund të jetë për shkak të një gabimi në softuer ose nga mosfunksionimi i valvulës për ndalimin e motorëve”.

E nisur më 11 gusht nga kozmodromi Vostochny, në lindjen e largët të Rusisë, me një raketë Soyuz, Luna-25 duhej të ulej në mënyrë autonome në sipërfaqen hënore, afër Polit të Jugut, për të kryer disa eksperimente shkencore dhe për të bërë si pararendëse për disa misione të mëvonshme, më komplekse dhe tashmë të planifikuara.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy