PDK fton Ministren Nagavci që të kryej të gjitha përgaditjet për fillimin e procesit mësimor

by engel

Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar një konferencë me medie për të parqitur shqetësimet e saja lidhur me problemet e deklaruara me furnizim me libra shkollor nga Ministrja Nagavci.

Ndër të tjera ata kanë konstauar se dështimi i Ministrisë së Arsimit me tekste shkollore – po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit.

banner

Në emër të PDK-së ka folur Besiana Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, e cila ka thënë se çdo ditë e më shumë po e shohin që Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të paafta të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore.

Më tutje, ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.

Musmurati ka thënë se të gjithë e dijnë se mësimi fillon me 1 shtator, andaj, duke nënkuptuar se nëse procedurat e prokurimit kishin filluar me kohë, ajo tha se e gjithë kjo situatë do të ishte evituar, prandaj tani procesi mësimor po përballet me pasoja të keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci.

Ajo ka tregua se ku është dallimi në çmim nëse librat blihen nga Ministria me rastet kur librat blihen nga familjet. Ajo ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro.

Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit.

Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësimnxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy