Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistëve Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga shqiptaro-amerikane.
Rama ka deklaruar se është nder që t’iu ndahet “Çelësi i Qytetit” dy miqve shqiptarë, “të cilët bënë aq shumë për çështjen shqiptare”, është shprehur ai.
“Dyert e Kryeqytetit janë të hapura gjithmonë për ju ashtu siç ishin zemrat e juaja për ne”, ka shkruar Rama krahas disa fotografive të publikuara.
Postimi i tij i plotë:
Zemrat na rrahin si një.
🙏🏼Është nder që nuk shprehet me fjalë të jap “Çelësin e Qytetit” për miqtë e shqiptarëve, Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi të cilët bënë aq shumë për çështjen shqiptare.
Dyert e Kryeqytetit janë të hapura gjithmonë për ju ashtu siç ishin zemrat e juaja për ne!