Rey Manaj prezantohet te skuadra turke

by Merita

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është edhe zyrtarisht një lojtar i ri i klubit nga Superliga e Turqisë, Sivasspor.

Pas gjashtë muajve pa skuadër, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi.

banner
https://twitter.com/Sivasspor/status/1693940897786765671

Manay ka arritur marrëveshje me Sivassspor dhe është prezantuar sot (e martë) te klubi i njohur turk.

“Sivasspor ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite, duke filluar nga sezoni 2023-24”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

Sulmuesi 26-vjeçar, i lindur në Lushnje të Shqipërisë e ka nisur futbollin te Sampdoria, ndërsa më pas luajti për Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona, ​​Spezia dhe në fund te Watford.

Manaj, i cili ka luajtur 213 ndeshje në karrierën e tij, ka shënuar 51 gola. Sulmuesi i talentuar ka djersitur gjithashtu 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy