Serbia ka filluar pajisjen e rusëve me pasaporta serbe

by Merita

Nga dhjetë pasaporta serbe të lëshuara për shtetas të huaj në vitin 2023, pothuajse gjashtë iu drejtuan shtetasve rus. Këtë e tregon analiza e Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Kështu, trendi i dhënies së shtetësisë serbe për shtetasit rusë nga viti 2022 vazhdoi edhe në vitin 2023.

Analiza përfshin vetëm ato shtetësi të dhëna nga Qeveria e Serbisë sipas një procedure të veçantë.

Vendimet e Qeverisë janë publikuar në Gazetën Zyrtare, nga ku RSE ka marrë të dhënat.

Të dhënat për shtetësitë që jepen sipas procedurës së rregullt dhe të vendosura nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë nuk janë publike.

Në vitin e pushtimit rus të Ukrainës, qindra mijëra rusë kërkuan qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Serbi, disa për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, të cilat i penguan ata të punonin për kompanitë perëndimore, disa për shkak të frikës nga mobilizimi.

Serbia, edhe pse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime direkte me Moskën.

Në shtatë muaj të vitit 2023, pothuajse i njëjti numër si në të gjithë vitin 2022.

Në vitin 2022, numri i shtetasve rusë që morën pasaportë serbe u trefishua në krahasim me vitin para pushtimit.

Trendi vazhdoi edhe në vitin 2023.

Vetëm në shtatë muajt e parë, numri i shtetasve rusë që kanë marrë nënshtetësinë serbe është pothuajse i barabartë me numrin e të gjithë vitit të kaluar.

Ligji për Shtetësinë i mundëson Qeverisë të japë shtetësinë me procedurë të veçantë në kushte të caktuara.

Siç përcaktohet në ligj, shtetësia jepet sipas asaj procedure nëse “pranimi në shtetësi do të përfaqësonte një interes” për Serbinë.

Qeveria miraton vendimin me propozim të ministrisë kompetente dhe vendimi botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Më shumë rusë me pasaporta serbe se të gjitha kombësitë e tjera së bashku

Sipas vendimeve të Qeverisë së Serbisë të publikuara në “Gazetën Zyrtare”, deri më 21 gusht në shtetësi serbe janë pranuar 76 shtetas të nacionaliteteve tjera.

Shumica e tyre vijnë nga Rusia, me saktësi 43 persona.

Në listën e qytetarëve rusë, të cilëve qeveria u dha shtetësinë në vitin 2022, ka kryesisht atletë dhe biznesmenë.

Serbia si strehë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qindra mijëra rusë kanë kaluar nëpër Serbi, e cila ka mbetur e hapur për qytetarët rusë të cilët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë.

Kjo u intensifikua veçanërisht pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm në vend në shtator 2022.

Sipas të dhënave të 15 majit të këtij viti, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia ka ofruar RSE-së, në Serbi janë gati 30.000 shtetas rusë që banojnë në bazë të qëndrimit të përkohshëm të miratuar.

Shumë prej tyre i zhvendosën vendet e punës në Serbi, kështu që paralelisht me rritjen e numrit të rusëve u rrit edhe numri i kompanive ruse.

Deri në publikimin e tekstit, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së RFE-së se sa shtetas rusë aktualisht kanë leje qëndrimi në Serbi.

Dy rrugë për shtetësinë serbe

Sipas Ligjit për Shtetësinë, shtetasit e huaj mund të marrin nënshtetësinë serbe në dy mënyra.

I huaji të cilit i është dhënë qëndrimi i përhershëm në Serbi, me kërkesë personale, mund të marrë nënshtetësinë me kusht që të jetë mbi 18 vjeç dhe i aftë për punë.

Gjithashtu, kushti është që ai të ketë lirim nga shtetësia e huaj, tre vjet qëndrim të vazhdueshëm të regjistruar në Serbi dhe të ketë dorëzuar një deklaratë me shkrim se Serbinë e konsideron vendin e tij.

Për pranimin e shtetësisë serbe vendos Ministria e Punëve të Brendshme. Këto të dhëna nuk janë të disponueshme për publikun.

Sipas nenit 19 të të njëjtit ligj, shtetësinë e Serbisë mund ta marrë edhe i huaji i cili nuk i plotëson kushtet e kërkuara, por pranimi i të cilit në shtetësi do të “përfaqësonte interes” për Serbinë.

Rusët si një pakicë kombëtare në rritje

Në regjistrimin e popullsisë të mbajtur në tetor 2022, numri i rusëve u trefishua në krahasim me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011.

Statistikat zyrtare të regjistrimit përfshinin më shumë se 10,000 qytetarë që u deklaruan si rusë. /Gazetaexpress

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy