Të shtëna në Francë, vdes një djalë 10-vjeçar: atentatorët në arrati

by engel

Përleshja me armë mes kriminelëve lidhet me trafikun e drogës

Të shtëna në Francë, në Nimes. Një djalë 10-vjeçar i përfshirë ka humbur jetën pasi u plagos në shpinë nga disa plumba endacakë.

banner

Bëhet fjalë për të shtëna mes kriminelëve që po lanin hesapet midis tyre.

“Një dramë e madhe që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar,” komentoi ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin në një postim në Twitter.

Viktima ndodhej në makinë me dajën e tij, i cili mbeti i plagosur me tre plumba, por jashtë rrezikut për jetën, dhe një djalë tjetër 7-vjeçar i padëmtuar.

Postimi i plote:

“Nîmes: një fëmijë 10-vjeçar i vrarë gjatë asaj që duket të jetë një pastrim hesapesh mes trafikantëve. Është një tragjedi e madhe që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Policia ka arrestuar tashmë shumë trafikantë gjatë javëve të fundit dhe do të intensifikojë prezencën me vendosmëri”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy