“Lasciatemi cantare Më leni të këndoj…”, refreni i paharrueshëm i “Italianit” na ka bërë shpesh ta konsiderojmë më shumë si titull të këngës.
I sëmurë prej disa kohësh, Salvatore Cutugno, alias Toto Cutugno, vdiq sot në moshën 80-vjeçare. Dhe në fund të fundit 100 milionë disqe të shitura në karrierën e tij të gjatë janë aty për ta vërtetuar këtë.
Natyrisht, në vendlindje Toto Cutugno njihet mbi të gjitha për një këngë, një lloj manifesti, “L’Italiano”, të cilën asnjë italian nuk mund të thotë se nuk i di përmendësh fjalët dhe muzikën.
“Vetëm më shumë se një muaj pas ditëlindjes së tij të 80-të, Toto Cutugno, një nga artistët më të famshëm italianë, largohet nga ne. Një kantautor me mbi 100 milionë kopje, një eksponent i muzikës italiane më i njohur në të gjithë botën, një kantautor që diti të sjellë thjeshtësinë dhe traditën e këngës italiane edhe jashtë vendit, një artist me një karrierë të jashtëzakonshme që do të vazhdojë të na frymëzojë dhe bashkojë”.
Ky është njoftimi zyrtar i Carosello Records dhe Edizioni Curci.
Këngët e Cutugno që kanë bërë xhiron e botës do të mbeten, duke filluar me këngën shumë të famshme “L’italiano”, një këngë e vitit 1983.
