Biden foli nën ‘Pemën Banyan’ shekullore dhe ikonë, më e madhja e llojit të saj në SHBA dhe një nga më të mëdhatë në botë, e plagosur nga zjarret, por u mbijetoi flakëve: një simbol i qëndrueshmërisë, nënvizoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbërriti në Havai për të parë nga afër dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret në këtë vend, në një kohë kur administrata e tij është vënë nën kritika për përgjigjen ndaj kësaj katastrofe kaq të madhe natyrore.
Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë ndaluan në Maui, 13 ditë parë zjarreve më të mëdha që ishulli kishte parë në 100 vite dhe iu tha banorëve se kombi amerikan është me ju në këto momente të vështira.
Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë pa nga afër atë që kishte mbetur nga qyteti Lahaina.
Deri në këto momente nga zjarret kanë humbur jetën mbi 110 banorë të Havait teksa 850 të tjerë janë shpallur të humbur, pjesa më e madhe e të cilëve, fëmijë.
“Ne do të jemi me ju për sa kohë të keni nevojë. I gjithë kombi është me ju. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’iu ndihmuar të ngriheni në këmbë”, u shpreh Biden.
Presidenti dhe agjencitë federale që ai mbikëqyr janë vënë nën kritika nga banorët në Havai, të cilët thonë se ndihma ka qenë e pamjaftueshme dhe e organizuar keq.