Vendimi i MASHTI-t për tekstet shkollore, Dreshaj: Keqmenaxhim ose neglizhencë e qëllimshme

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se nuk ka si t’a cilësojë ndryshe vendimin e MASHTI-t për librat përpos si një “keqmenaxhim” ose “neglizhencë e qëllimshme” nga ana e tyre.
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Dreshaj ka deklaruar se ky veprim i MASHTIT nuk paraqet diçka që i ndihmon rinisë të ketë shpresën për një të nesërme në Kosovë.

“Jetojmë në një periudhë kur një numër i konsiderueshëm i të rinjve nuk do shohin të vazhdojnë studimet, do të ikin jashtë. Në një situatë të tillë, të jepet të riut seanca më tepër, të stimulohet më shumë që të ikin nga vendi vërtet nuk është veprim i mençur, as i mirë”, ka deklaruar Dreshaj.

banner

“Për libra e kemi ditur sa shanca i kemi në çdo vit shkollor, ne e kemi ditur sa tekste kanë mbetur e kanë pas mundësi të përdoren. Nuk ka pasur pengesa logjistike e as administrative për numrin e saktë dhe negocimin e çmimit me shtëpitë botuese, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”.
“Është e vërtetë që situatën më të mirë ne kemi pasur kur kemi punuar në podrume, tekstet thuaja 99% që janë botuar në Dukagjin dhe janë shpërnda në Kosovë, bashkë me diploma e dëftesa…Prapë ka ekzistuar një rrugë e mirë veprimit që viti në vit të jetë vazhdimësi që të rinjve tu krijohet një perspektivë reale, kemi improvizuar vende të punës, kemi siguruar profesor, materialin, jo vetëm për mësim po edhe për hulumtime shkencore. E tash pas 23 vitesh të ballafaqohemi me këtë problem, vërtet nuk mund ta quaj ndryshe përpos “keqmenaxhim” ose “neglizhencë e qëllimshme”.
Dreshaj vlerëson se paratë nga ana e Qeverisë duhet të gjinden.

“Tash mendoj se duhet të shpëtohet çka mund të shpëtohet. Është udhëzuar që çmimi i pakicave të jetë më i ulët se ai i shumicës. Duket se këta kanë pas deficit ose mungesë të parasë për të furnizuar nxënësit dhe për këtë arsye kanë shkuar në këtë variant”.
“Pra të prezantohet dy javë para se të shkohet në shkollë që çmimi i librave është i shtrenjtë për Ministrinë e jo për familjarët që janë në skamje, unë e shoh si një jo potez të mençur, nuk e shoh si një potez që i ndihmon rinisë të ketë shpresën”, ka thënë Dreshaj.

”Mendoj se duhet t’i gjejnë paratë. Ata nuk janë për të konstatuar probleme, por për t’i zgjidhur ato…Nuk është hera e parë që bëjnë veprime të tilla. Keni parë skandale të tjera që lidhen me keqmenaxhimin. Uroj që është bërë nga neglizhenca dhe jo qëllimshëm”, ka deklaruar tutje Dreshaj.

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy