400 mijë hektarë të djegura në Greqi, edhe Turqia përfshihet nga zjarret

by engel

Pas situatës kritike nga zjarret në disa zona të Greqisë, vatra të mëdha janë regjistruar pasditen e së martës dhe në Turqi.

Situata më e rënduar paraqitet në provincën e Canakales në veriperëndim të Turqisë aty ku flakët kanë përfshirë disa fshatra dhe kanë shkatërruar totalisht dhjetëra shtëpi.

banner

Banorët kanë marrë urdhër që të evakuohen, ndërkohë që brigadat e zjarrfikësve po punojnë për të vënë në kontroll flakët.

Aktualisht, raportohet të jetë ndërprerë dhe qarkullimi i mjeteve në zonat e rrezikuara, pasi masive të mëdha pyjesh po digjen.

Ministri i Bujqësisë, Ibrahim Yumakeli deklaroi për mediat vendase se deri në këto momente janë evakuuar banorët e 6 fshatrave, teksa fatmirësisht nuk ka humbje jete.

Ndërkohë që Greqia është duke kaluar një ndër situata më sfiduese për shkak të zjarreve në vend, që nuk ishin përjetuar prej dhjetëra vitesh.

Sipas të dhënave të marra nga satelitët, që nga e shtuna, në Greqi janë regjistruar më shumë se 300 vatra zjarri, që kanë djegur 400 mijë hektarë me pyje dhe shkurre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy