Arrestohen dhe më pas lirohen dy prishtinas që keqpërdorën kartelat bankare

by informim

Dy persona janë arrestuar të martën në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar”, ka njoftuar policia.

banner

Siç bën të ditur Policia në raportin ditor, gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy