Frozinone zyrtarizon arritjen e mesfushorit shqiptar në Serinë A

by Merita

Frosinone ka zyrtarizuar blerjen e Justin Ferizajt nga Shamrock Rovers.

Futbollisti i lindur në vitin 2005 vjen te verdheblute nga Shamrock Rovers

Futbollisti 18-vjeçar bën kështu një hap të madh në karrierë, duke kaluar në elitën e futbollit italian.

Ferizaj është rritur në akademinë e klubit më të suksesshëm irlandez, duke iu bashkuar ekipit të parë sezonin e kaluar.

Ai ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve kombëtare të Irlandës, nga U-15 në U-19, pasi prindërit e tij janë pajisur herët me pasaportë irlandeze.

18-vjeçari, gjithsesi, nëse do të ketë dëshirë dhe interes, mund të kontribuojë për Shqipërinë në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy