Haradinaj për bisedën Kusari-Radojicic: S’është në traditën tonë të flasim me njerëz të sanksionuar nga SHBA

by informim

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në FRONTAL të T7 ka komentuar edhe bisedën e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojicic.

Haradinaj thotë se një veprim i tillë i ka dy gjëra të këqija. E para që Radojicic është i sanksionuar i SHBA-së dhe s’është në etikën e zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve të Kosovës që të bisedohet me të tillë që janë në listë të zezë të Amerikës.

banner

Dhe shkelja e dytë sipas Haradinajt është thika pas shpine që Kurti ua jep kategorive të lirisë. Sipas deputeit të AAK-së do të ishte e udhës që Kurti ta lironte Kusari-Lilën nga detyra si gjest moral.

“Kjo që ka ndodhë i ka dy dalje, dy vepra të këqija. Pra çështja e bisedave të Kusarit me Radojcic. Ajo ka folë me të që është i sanksionum prej Amerikës. S’është në etikën tonë më folë me ata që janë të sanksionum të Amerikës për vepra kundër Kosovës.

E ka bo shkeljen e dytë, apo krimin e dytë. Unë e kam quajt thika pas shpine që VV po ua jep aleatëve dhe kategorive të lirisë. Kjo u dëshmu me bisedën e Kusarit për veteranët me ta. E udhës do të ishte lirimi i Kusarit nga shefja e GP, si gjest moral. Nëse ka bazë për ndjekje ligjore është çështje e Prokurorisë. Në praktikat e zhvillimeve tek ne, biseda me dikë që është i sanksionum nga Amerika mund të jetë bazë. Mund të jetë bazë edhe çështja e diskutimit të listave. Kjo ka hi në kompetenca të tjetër Kujt”, ka theksuar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se Mimoza-Kusari Lila ka mundur që të bisedojë me partitë shqiptare për të bërë një marrëveshje për veteranët, dhe jo me Listën Serbe.

“Ka kohë që i kam tregu popullit që Kurti është mashtrues. E kam ditë që qëndrimet e tyre patriotike janë mashtrim. Po ashtu edhe fasadën që u mundu me ua bë kategorive të lirisë e kam ditë që është mashtrim. Kusari ka mujt me folë me ne shiptarët për atë ligj, e me i cu na durt bashkë me VV-në dhe jo me Listën Serbe”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy