Kievi u përpoq të sulmonte ndërtesat në Moskë herët sot me tre dronë që u bllokuan dhe u shkatërruan.

Kështu thuhet në një shënim të raportuar nga Tass nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Sulmi terrorist në Moskë përfshiu tre dronë. Dy u shkatërruan nga mbrojtja ajrore mbi Mozhaisky dhe Khimkinsky të rajonit të Moskës, ndërsa i treti u bllokua nga lufta elektronike dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me një ndërtesë në ndërtim në kryeqytet” thuhet ne deklarate.
Sipas ministrisë, nuk ka pasur viktima.
Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin tha më herët se mbrojtja ajrore rrëzoi një mjet ajror pa pilot mbi lagjen Mozhaisky të rajonit të Moskës, ndërsa një tjetër dron goditi një ndërtesë në ndërtim në distriktin financiar të qytetit të Moskës.