Maliqi: Me ndihmën e ShBA-së, Kurti do të mund të takohej me Zelenskin

by Nexhat

Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi ka dhënë një interpretim të tij se pse nuk ndodhi në Athinë takimi bilateral mes kryeministrit Kurti dhe presidentit ukrainas Zelenski.

Maliqi ka shkruar se me ndihmën e ShBA-së, Kurti do të mund ta zhvillonte një takim të tillë.
Megjithatë sipas tij, Kurti është sjellur si një “kauboj” dhe e ka humbur kapitalin politik që t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve.

banner

“Po dëgjoj ankesa pse Zelensky e ka injoruar Kosovën në Athinë, ndërkohë që mbajti takim bilateral me Serbinë. Një takim i tillë do të ishte fare lehtë i realizueshëm me ndihmën e SHBA. Por ja që në këtë pozitë të qyqanit në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon kur sillesh si kauboj dhe e humb kapitalin politik që t’i kërkosh ndihmë SHBA-së apo kujtdo me peshë brenda BE”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy