47
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizon sot nga ora 10:00 ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Ndërkaq në orën 16:00 në hotelin “Emerald” mbahet “Seminari për shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit”.