Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, në emisionin Frontal në T7 të datës 23 Gusht 2023, ka folur për tema të ndryshme politike në vend dhe ka dhënë mendimet personale për figura të caktuara politike në vend.
Përveq shumë figurave politike, z. Haradinaj ka dhënë mendimet e veta edhe për figuren e zëvendëskryeministrit Besnik Bislmi.
Ai ka ka dhënë një epitet të rëndë për z. Bislimi duke thënë se është shumë e qartë se Besnik Bislimi është njeri i serbisë, ai punon për agjenden serbe dhe në dëmë të Kosovës.
Për të besuar në këtë që ai mendon, z. Haradinaj i ka përmendur dy arsye, së pari Besnik Bislimi ka punuar dhe ka arritur që ta defaktorizojë Planin Franko – Gjerman dhe kështu të humbim respektin e sheteteve mike siq është Franca dhe Gjermania por edhe të vendeve tjera europiane që e kanë mbështetur këtë plan.
Besnik Bislimi ka bërë që SHBA të jenë vetëm përkrahës në negociatat me Sërbinë dhe jo palë kryesore dhe vendimmarrëse siq është edhe bashkimi Europian.
Pastaj, dyshimi tjetër sipas z. Haradinaj është fakti se Besnik Bislimi ka shkuar në Bratislavë (Sllovaki) për të takuar Miroslav Lajcakun dhe nga ai takim ka deklaruar se është arritur marrëveshje për situaten në veri dhe ne edhe sot e kësaj dite ende nuk e dimë se cfarë marrëveshje është arritur.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është edhe i deleguar nga Kryeministri Kurti për të përfaqësuar palen Kosovare në procesin e dialogut me Sërbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetura nda SHBA.
