“Si Premiumi i Arabisë”, Rama: Nafta e zbuluar në Shpirag, e cilësisë më të lartë! Mund të ketë impakt historik

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaron se nafta e zbuluar në puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku pritet të nisë nxjerrja e arit të zi është e cilësisë më të lartë. Sipas tij ajo është e ngjashme me naftën premium të Arabisë Saudite. Ndonëse thekson se ende priten rezultatet e testit final, Rama shton se ky zbulim i rëndësishëm mund të ketë impakt historik në zhvillimin e Shqipërisë.

“ Sot jam me Ballukun për të folur për zbulmin e rëndësishëm që mund të ketë impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Jemi në një fazë të avancuar. Dhe në prag të testimit vendimtar, për të testuar qendrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës që mund të nxirret nga nëntoka. Të thotë se rezerva ndodhet aty, është prekur pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të gjeologjisë së zonës dhe investimit masiv të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është se ende nuk është cekur uji, që është nën reserve që prezumon që madhësia e revervës mund të jetë dhe më e madhe. Nuk jemi në kushtet të flasim për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë konfidenciale. Pa marrë rezultatin e testit final që praktikisht përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare sepse nëse financiarisht ky proces do ishte më i kushtueshëm se përfitimi atëherë kuptohet se rezerva është aty mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Megjithëse kompania ka përdorur teknologjinë më të fundit.
Lajmi tjetër fantastik është se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që ndodh në vendin tonë sepse burimet e tjera të zbuluar më parë janë burime të një nafte të rëndë që përdoret për bitum solar, por nuk është naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve. Nafta e zbuluar në Shpirag është me të njëjtën cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite”, thotë Rama mes të tjerash.

Më tej Rama shtoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.

“Investimi, nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi do të nisë puna për një sërë shpimesh për të krijuar kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë investim në vendin tonë. Parashikon ndërtimin e infrastrukturës .. ndarjen në gaz, naftë e sulfur dhe e treta ka një rëndësi të veçantë se krijon bazë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy