Struga luan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, Shpëtim Duro thotë se janë gati të përballet me islandezët e Breidablik

by Nexhat

Struga Trim Lum është skuadra që vazhdon ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut më së miri këtë verë në garat evropiane, ndërsa nesër (e enjte) do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, kur do të përballet me Breidablikin e Islandës në fazën e play off-it në Ligën e Konferencës.

Ekipi udhëhequr nga trajneri Shpëtim Duro ka arritur një hap para grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa te enjten ka ndeshjen e parë të kësaj faze finale, kur në Ohër është nikoqir i islandezëve.

banner

Struga ishte e lirë në mesjavë në kampionat, pasi ndeshjen me Voskan e kishte shtyrë për 27 gusht, pikërisht për këtë sfidë të rëndësishme.

Futbollistët e kampionëve në fuqi, të gjithë fokusin e kanë përkushtuar në sfidën e nesërme, ndërsa në përballjen me Breidablik vjen pas humbjes nga Brera në xhiron e parafundit.

Trajneri Duro parashikon përballje të vështira në dy ndeshje kundër skuadrës islandeze të Breidablik.

“Është një arritje e jashtëzakonshme për Struga Trim Lum që luan në fazën “play-off”, e paparashikueshme do të kisha thënë, por plotësisht e merituar nga ajo që ka dhënë skuadra në gjithë këto 6 ndeshje evropiane”.

https://www.facebook.com/Fcstruga/posts/880431023647491?ref=embed_post

Kujtojmë se struganët nisën aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve, ku u eliminuan nga Zalgirisi, duke vijuar garat më pas në Ligën e Konferencës, ku arritën të eliminonin skuadrat si Buducnosti dhe Hesperange në turin e dytë dhe të tretë.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Breidablik do të luhet në stadiumin “Burimet e Biljanës”, duke nisur nga ora 17:00.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy