Vjeshta e nxehtë: Lajçak-Escobar ndezin motorët e dialogut

by Nexhat

Gabriel Escobar, të martën shkoi në Bruksel.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, aty u prit nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

banner

Lajçak, njoftoi se me Escobarin dhe ekipet përkatëse bënë një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale e rrugën përpara, bashkë me çështje tjera rajonale.

Ky takim po konsiderohet se është në funkion të planit euro-amerikan për t’i ndezur motorët diplomatik në procesin e bisedimeve kosovaro-serbe.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha Zërit të Amerikës se në shtator sheh tentime që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen, e jo të ketë krizë.

Një studiuese e procesit të bisedimeve thotë se është e zorshme të mendohet që deri në fund të këtij viti të ketë ujdi finale mes dy vendeve

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy