Xi bën thirrje për ‘një zgjerim të shpejtë’ të BRICS në vende të reja

by Merita

“Më shumë përpjekje për qeverisje globale më të drejtë dhe më të arsyeshme”

Ndjekja e zhvillimit është “një e drejtë e patjetërsueshme e të gjitha vendeve, jo një privilegj i disave”.

banner

Presidenti kinez Xi Jinping, duke folur në samitin e 15-të të BRICS në Johannesburg, Afrika e Jugut, bëri thirrje gjithashtu për “zgjerim të shpejtë” të grupit në vende të reja dhe përpjekje për të promovuar “qeverisje globale më të drejtë dhe më të arsyeshme”, njoftuan mediat shtetërore te Pekinit.

Presidenti kinez Xi Jinping e quajti praktikën e “paketimit të rregullave dhe rregulloreve të veta si standarde ndërkombëtare” si “të papranueshme”.

Duke folur në samitin e 15-të të BRICS në Afrikën e Jugut, Xi vuri në dukje se “normat ndërkombëtare duhet të shkruhen dhe të mbështeten nga të gjitha vendet bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, në vend që të diktohen nga ata me muskujt më të fortë dhe zërin më të lartë”.

Udhëheqësi kinez, sipas mediave shtetërore në Pekin, ka intensifikuar edhe kritikat e tij duke e cilësuar edhe më të papranueshme praktikën e “bashkimit të forcave për të formuar grupe ekskluzive”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy