Arabia Saudite ftohet zyrtarisht në aleancën e kryesuar nga Kina dhe Rusia

by Merita

Arabia Saudite, një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë, është ftuar zyrtarisht të bëhet pjesë e grupit ekonomik të quajtur BRICS, ku deri tani bëjnë pjesë, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Përveç Arabisë Saudite, ftesë zyrtare kanë marrë Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Etiopia. Ftesën e bëri presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

banner

“Kemi vendosur që të ftojmë Republikën e Argjentinës, Republikën Arabe të Egjiptit, Republikën Federale Demokratike të Etiopisë, Republikën Islamike të Iranit, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BRICS”, tha Ramaphosa të enjten.

“Anëtarësimi do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2024”.

Ftesa u bë në ditën e fundit të samitit të këtij viti të BRICS. Në një videomesazh drejtuar të pranishmëve, Presidenti rus Vladimir Putin, përgëzoi anëtarët e rinj të aleancës dhe tha se ndikimi botëror i grupit do të vijojë të rritet. “Do të doja të siguroja kolegët tanë që do të vijojmë punën që nisëm sot, për të zgjeruar ndikimin e BRICS në botë”, tha Putini.

Presidenti rus tha se çështja e një monedhe të përbashkët për shtetet anëtare të BRICS ishte e vështirë por shtoi se do të punohet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Edhe Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, mirëpriti zgjerimin dhe tha se vendi i tij gjithmonë ka besuar se anëtarët e rinj do ta forconin grupin.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, futet kështu në të njëjtin grup ekonomik me importuesin më të madh të naftës në botë, Kinën.

Zgjerimi i bllokut ka ngritur dyshime mbi fuqinë e dollarit si valutë globale, por sipas analistëve të ndryshëm monedha e përbashkët e vendeve të BRICS ka pak gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy