Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë dhe urdhër-arreste nga Gjykatat

by Merita

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, policia në Vushtrri, me datën 23.08.2023, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, për veprën penale ,,Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari G.A., 48 vjeçar është dërguar në Gjykatë, dhe pasi qe ka kryer obligimet ndaj gjykatës është liruar.

“Arrestimi i personit të dytë D.D., 24 vjeçar është realizuar nga njësitë policore në Mitrovicë, sot me datën 24.08.2023 rreth orës 06:25. Personi i dyshuar në fjalë ka qenë i kërkuar në bazë të gjashtë urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe Gjykata Themelore në Pejë, për veprat penale: ,,Lëndim i rëndë trupor”, ,,Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, ,,Sulm ndaj personit zyrtar”, ,,Vjedhje” dhe dy vepra ,,Vjedhje e rendë”, vazhdon njoftimi duke shtuar se personi i arrestuar do te procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy