Blerim Latifi: Nuk është kurrfarë befasie kur një i ri analfabet, i rritur keq përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

by Nexhat

Reperi Fero me një postim të gjatë ka njoftuar largimin e tij nga tregu muzikor, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane.

“Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në Islam”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tij.

banner

E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar profesori Blerim Latifi.

“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy