Ilir Daja fitoren ia dedikon Lindon Emërllahut të operuar dhe tifozëve të Ballkanit – ai ka edhe një mesazh për analistët

by Nexhat

Ilir Daja ka thënë se fitorja ndaj BATE Borisovit me rezultat 4-1 i kushtohet Lindon Emërllahut, ndërsa urim kishte edhe për tifozët që e përkrahin Ballkanin. Në fund kishte edhe një mesazh për analistët në studiot televizive.

Ballkani fitoi me dy gola e Bleart Tolajt, ndërsa nga një shtuan Bajram Jashanica dhe Armend Thaqi.

banner

Trajneri Daja fitoren ia dedikoi Emërllahut i cili është operuar dje dhe pritet të mungoi për një kohë. Ai është prej lojtarëve kryesorë të Ballkanit.

“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut. Dje është operuar dhe i urojmë kthim sa më të shpejtë pranë ekipit. E gjithë kjo fitore shkon për të, për tifozët që na përkrahën, për tifozët që ishin të shumtë në stadium. I shkon këtyre djemve që nuk dorëzohen kurrë”.

“Kemi pasur 4-5 raste në pjesën e parë dhe morëm një gol, por futbolli i ka këto. Luajtëm me një ekip që ka përvojë, ka lojtarë të mirë, por që nuk ka pasur rezultate së fundi. Kemi dominuar me raste, me lojë dhe në të gjitha aspektet”.

“Kemi humbur shumë më tepër raste se që kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës që të shënonim më shumë. Por 4-1 ndaj një kundërshtari me përvojë është një fitore goxha bindëse që çunat e Ballkanit e meritojnë”.

“Meritojnë bravo të madhe për atë që kanë bërë për Suharekën dhe për futbollin e Kosovës në përgjithësi. Sukseset e Ballkanit janë edhe suksese të futbollit të Kosovës. Janë reklamë shumë e mirë”, ka thënë Daja.

Ai ka pasur një porosi për analistët e futbollit në Kosovë, duke iu treguar rezultatet që ka arritur deri më tani skuadra e tij.

“Kemi gjashtë fitore dhe një humbje deri më tani. Unë nuk do të merrem me atë humbje, por le të merren specialistët se nuk po i zë gjumi”, ka shtuar Daja.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy