Komandanti i Kforit viziton komunën e Prizrenit

by engel

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot komandantin e Kforit, Gjeneral Angelo Michele Ristuccia.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i komunës së Prizrenit në një postim në Facebook

banner

Në këtë takim u diskutua për jetën shumë dimensionale në Prizren, në të cilin jetojnë disa etnitete, përdoren disa gjuhë dhe praktikohen disa religjione.

Gjatë takimit, ku theks të veçantë kishte siguria e përgjithshme dhe paqja e qëndrueshme, biseduan edhe për zhvillimin e kulturës, turizmit e krijimin e ambientit për bizneset, si element kryesor për zhvillimin ekonomik.

Gjenerali Ristuccia shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në krijimin e kontakteve me artistët italianë për ta dhënë kontributin në shtimin e aktiviteteve kulturore në Komunën e Prizrenit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy