Anëtarja e kryesisë së LDK-së Jehona Lushaku- Sadriu i ka reaguar Ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavcit lidhur me kosoton e shpenzimeve për tekstet shkollore të cilat i paraqitit Ministrja Nagavci përmes një video- gjirimi .
Në bazë të njoftimit që lansoi Ministrja Nagavci para pak minutash dhe bazuar në statistikat që MASHT ka të publikuara, mund të llogaritet kostoja e shpenzimeve për tekste shkollore, ka shkruar Lushaku ne rrjetin social për ta pyetur më pas Ministrën Nagavci A MA LIRË A MA SHTRENJTË?
Ky është postimi i plotë i znj. Lushaku-Sadriu
A MA LIRË A MA SHTRENJTË?
Në bazë të njoftimit që lansoi Ministrja Nagavci para pak minutash dhe bazuar në statistikat që MASHT ka të publikuara, mund të llogaritet kostoja e shpenzimeve për tekste shkollore:
1. Gjithsej nxënës në shkollën fillore: 132 483.
Kostoja e teksteve shkollore për nxënës 80 euro dhe gjithsej do të kushtojë: 10 598 640 Euro.
2. Gjithsej nxënës në shkollën e mesme të ultë janë: 95 501.
Kostoja e kompenzimi për materiale shkollore do të bëhet 30 Euro për nxënës dhe do të kushtojë: 2 865 030 Euro
Gjithsej: 227 984 nxënës
Gjithsej kostoja e rimbursimit të teksteve shkollore: 13 463 670 Euro.
A po i kushtojkan tekstet shkollore buxhetit të Kosovës tani ma lirë a ma shtrenjtë?
13 milion është shumë më shtrenjtë se 4 milion sa ka paraparë për tekste MASHT. Dmth 9 milion më shumë.
Uroj të kem gabuar.
/Informim.net